infos

FRAUENHAUS ST.GALLEN
Postfach 645, 9001 St.Gallen
Telefon 071 250 03 45
Fax 071 250 02 55

SOS

Notfallnummer
7 Tage / 24 Stunden



Spendenkonto
Stiftung Frauenhaus St.Gallen
CH79 0900 0000 9000 3398 2





SOS

– Ju rreh, kërcënon, shanë apo kontrollon partneri juaj?
– A ju kërcënohet se do të ju vrasë juve apo do ti rrëmbejë fëmijët?
– A vuajnë edhe fëmijët tuaj nën këtë situatë?
– A keqtrajtoheni, kërcënoheni apo kontrolloheni nga pjestarët e familjes?
– A detyroheni të martoheni me dikë?
– Dëshironi të ikni nga shtëpia?

Strehimorja e grave ju ofron:
– Këshillime telefonike
– Mbrojtje, strehim dhe këshillim
– Në strehimoren e grave gjeni mbrojtje dhe strehim të përkohshëm
– Adresa e strehimores së grave është sekrete.
– Ju keni qetësinë dhe kohën e nevojshme, që të qartësoheni për të ardhmen tuaj.
– Gra profesionale ju këshillojnë dhe ju ndihmojnë.

Ju mund të pranoheni edhe nëse nuk e keni valixhen me vete. Nëse është e mundur sillni me vete:
– Letrat e njoftimit (pasaportat për gruan dhe fëmijët e saj, letërnjoftimin për të huajt)
– medikamentet e nevojshme, kartën e kasës së shëndetësisë
– gjërat personale
– për fëmijët: veshje, pantofla dhome, lojën më të dashur, gjërat shkollore

Lajmërohuni tek ne, ne do të caktojmë bashkë një vendtakim dhe do të vijmë të ju marrim.

Numri i urgjencës i strehimores së grave:

071 250 03 45

Neve mund të na merrni në telefon gjatë 24 orëve, çdo ditë.